Djali i Kadri Veselit arrin në Hagë, përcjellë nga afër gjykimin ndaj babait të tij

Djali i Kadri Veselit, Klestori ka arritur në Hagë. Ai është parë duke hyrë brenda objektit të Gjykatës Speciale. Në Hagë kanë arritur edhe vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi. Sot ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do ta nisë dëshminë e tij para Gjykatës Speciale, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së. Seanca do […]

Djali i Kadri Veselit arrin në Hagë, përcjellë nga afër gjykimin ndaj babait të tij

Djali i Kadri Veselit, Klestori ka arritur në Hagë.

Ai është parë duke hyrë brenda objektit të Gjykatës Speciale.

Në Hagë kanë arritur edhe vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Sot ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, do ta nisë dëshminë e tij para Gjykatës Speciale, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Seanca do të fillojë në orën 9:00, përmes transmetimit me 45 minuta vonesë.