”Adolescence” dhe Owen Cooper triumfojnë në “Emmy Awards”

Ylli i “Adolescence”, Owen Cooper u bë aktori më i ri mashkull që fiton një Emmy, duke e fituar çmimin për rolin e tij në dramën britanike të Netflix. Cooper, i cili kishte bërë histori si personi më i ri i nominuar ndonjëherë për aktor mbështetës në një serial të kufizuar, i tha audiencës në [...]Read More...

”Adolescence” dhe Owen Cooper triumfojnë në “Emmy Awards”

Ylli i “Adolescence”, Owen Cooper u bë aktori më i ri mashkull që fiton një Emmy, duke e fituar çmimin për rolin e tij në dramën britanike të Netflix.

Cooper, i cili kishte bërë histori si personi më i ri i nominuar ndonjëherë për aktor mbështetës në një serial të kufizuar, i tha audiencës në Çmimet e 77-ta Emmy se ”tri vite më parë isha askushi”.

“Sinqerisht, kur fillova këto kurse drame disa vjet më parë, nuk prisja të isha as në Shtetet e Bashkuara e lëre më këtu”, tha aktori anglez në fjalimin e tij pas pranimit të çmimit.

“Por, mendoj se sonte vërteton se nëse dëgjon dhe përqendrohesh dhe del nga zona jote e rehatisë, mund të arrish çdo gjë në jetë”, theksoi ai.

Yjet e Hollivudit mbërritën në teatrin ”Peacock” në Los Anxheles të dielën në mbrëmje për ceremoninë, të drejtuar nga komediani amerikan Nate Bargatze.