“Do famën time?”, Gjesti reagon sërish ashpër ndaj Xhenetës

Gjesti ka reaguar sërish ndaj Xhenetës, duke hedhur dyshime mbi ndjenjat e saj të vërteta. Në një bisedë me Rozanën, ai u shpreh i revoltuar për faktin që Xheneta ende pretendon se e priste jashtë. “Më dëgjo. Ajo ka prit me fjalë të saj, me fjalë. Mund të them gjithçka se tash mundesh me kuptu […]

“Do famën time?”, Gjesti reagon sërish ashpër ndaj Xhenetës

Gjesti ka reaguar sërish ndaj Xhenetës, duke hedhur dyshime mbi ndjenjat e saj të vërteta. Në një bisedë me Rozanën, ai u shpreh i revoltuar për faktin që Xheneta ende pretendon se e priste jashtë.

“Më dëgjo. Ajo ka prit me fjalë të saj, me fjalë. Mund të them gjithçka se tash mundesh me kuptu një gjë. Ne brenda kemi qenë tmerr, nuk ka pasur ajo ndjenja për mua. Kurrë nuk më ka dashur. Po tash si ka fytyrë të thotë edhe sot del që unë kam menduar që më pret jashtë”, tha ai.

Gjesti nuk e kurseu as ironinë, duke thënë se ajo po përpiqet të bëjë emër duke u lidhur me të.

“Edhe pasi u dal shikon me bë emër në shtëpinë tem. Ish e dashura me u përfol, akoma shikon të kapet te unë. Do me u cilësu si ish e dashura që akoma e do, kjo është vetëm lojë. Thjesht lojë, edhe jashtë po e bën. Si ke fytyrë me thënë kam menduar që akoma më pret, pas gjithë atyre gjërave. Pasi kam dalë nga aty kam thënë në emision jashtë se s’kam me pas asgjë me të. Unë e di sa kam heq, sa më ka shkelur e si ka fytyrë të thotë, sërish po do famë a në krah temin, mos e bëj se dukesh shumë e pafytyrë sidomos me i qit ata lot false”, tha këngëtari.