DOKUMENT/ Liburn Aliu e shpërblen me tender mbi 42 mijë euro ish-këshilltarin e tij
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar një kontratë me nëntë ekspertë për programin e banimit të përballueshëm në Republikën e Kosovës, vlera e së cilës peshon mbi 317 mijë euro. Gazeta10 ka parë që në mesin e personave që janë shpallur fitues të këtij programi është edhe ish-këshilltari i ministrit në detyrë

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka nënshkruar një kontratë me nëntë ekspertë për programin e banimit të përballueshëm në Republikën e Kosovës, vlera e së cilës peshon mbi 317 mijë euro. Gazeta10 ka parë që në mesin e personave që janë shpallur fitues të këtij programi është edhe ish-këshilltari i ministrit në detyrë, Liburn Aliu.
Në tenderin e dhënë nga kjo ministri “Kontraktimi i nëntë ekspertëve për programin e banimit të përballueshëm në Republikën e Kosovës”, gjendet edhe emri i ish-këshilltarit të ministrit, Driton Tafallari.
Driton Tafallari është shpallur fitues në grupin e parë, “Arkitektë – 1 Profesionist i fushës së politikave të banimit – Udhëheqës i Njësisë për Banim të Përballueshëm dhe Social”, nga kjo kontratë ai do të përfitojë plotë 42 mijë e 840 euro, shkruan Gazeta10
Tafallari ishte këshilltarë pikërisht për Ndërtim dhe Banim në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, shkruan Gazeta10.
Driton Tafallari, kishte dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit të ministrit Aliu në nëntor të viti 2022.
“Të nderuar miq, ju informoj se më nuk jam pjesë e Kabinetit (Këshilltar) në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”, kishte shkruar ai.
Ai e ka mbajtur pozitën e këshilltarit për Ndërtim dhe Banim në ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Poashtu, në ministrinë e udhëhequr nga Aliu, është marrë me procesin e legalizimit të ndërtimeve pa leje në Kosovë.
Tafalalri ka qenë i angazhuar edhe në përgatitjen e Projektligjit për Administrimin e Ndërtesave dhe Lagjeve të Banimit në Bashkëpronësi. /Gazeta10.