Dollari bie në nivelin më të ulët ndaj frangut zviceran që nga viti 2015
Dollari amerikan ka vazhduar rënien të enjten, duke arritur nivelin më të ulët në më shumë se dhjetë vjet ndaj frangut zviceran, i cili konsiderohet si një strehë e sigurt për investitorët gjatë luftës tregtare të nisur nga Donald Trump. Ndërkohë, ari ka arritur një rekord të ri historik, transmeton albinfo.ch. Rreth orës 17:05, sipas […] The post Dollari bie në nivelin më të ulët ndaj frangut zviceran që nga viti 2015 appeared first on Albinfo.

Dollari amerikan ka vazhduar rënien të enjten, duke arritur nivelin më të ulët në më shumë se dhjetë vjet ndaj frangut zviceran, i cili konsiderohet si një strehë e sigurt për investitorët gjatë luftës tregtare të nisur nga Donald Trump. Ndërkohë, ari ka arritur një rekord të ri historik, transmeton albinfo.ch.
Rreth orës 17:05, sipas kohës së Zvicrës, dollari ra me 2.00% kundrejt euros, duke zbritur në 1.1173 dollarë për euro. Ndaj frangut zviceran, dollari pësoi një rënie prej 2.80%, duke arritur në 0.8329 franga, pak pasi kishte zbritur në nivelin më të ulët që nga janari i vitit 2015: 0.8327 franga.
Rënia e “greenback”-ut u përkeqësua edhe nga ngadalësimi më i madh se sa pritej i indeksit të çmimeve të konsumit në SHBA për muajin mars, i cili u publikua më herët gjatë ditës. Ky tregues u ngadalësua në 2.4% në bazë vjetore, nga 2.8% që ishte në shkurt, ndërsa analistët kishin parashikuar një vlerë prej 2.5%.
The post Dollari bie në nivelin më të ulët ndaj frangut zviceran që nga viti 2015 appeared first on Albinfo.