Donald Trump 100 ditë si Presidenti i 47-të i SHBA

Kanë kaluar plot 100 dit, që kur Donlad Trump u betua për mandatin e tij të dytë si President. Në Historinë e Amerikës, për dekada me radhë 100-ditori në krye të Shtëpisë së Bardhë është parë si një moment historik për të vlerësuar progresin e një presidenti në krye të detyrës. Dhe për hir të [...]Read More...

Donald Trump 100 ditë si Presidenti i 47-të i SHBA

Kanë kaluar plot 100 dit, që kur Donlad Trump u betua për mandatin e tij të dytë si President. Në Historinë e Amerikës, për dekada me radhë 100-ditori në krye të Shtëpisë së Bardhë është parë si një moment historik për të vlerësuar progresin e një presidenti në krye të detyrës.

Dhe për hir të së vërtetës progresi i Donald Trump ka qenë si një “tornado” që turbulloi ujërat e mbarë globit. Në këto tre muaj Donald Trump ka riformësuar qeverinë amerikane, ndërkohë që ka përmbysur marrëdhëniet diplomatike dhe ekonomike në të gjithë botën.

Shumë kritikë një zërit thonë se Trump ka përdorur gjerësisht urdhrat ekzekutivë dhe sipas tyre po kalon çdo kompetencë që i takon një Presidenti.

Po, për mbështetësit e Trump është krejt e kundërta. Ata mendojnë se ai po mban premtimet që bëri gjatë fushatës së tij presidenciale për të fituar mandatin e dytë si Presidenti, duke u bërë kështu Presidenti i 47-të në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për 100-ditorin e tij si President Trump do të zhvillojë një takim në Michigan, kur pritet të ketë shumë zhvillime./abcweb.al