Dr. Fatime Imeri në krye të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Zvicër

Është një javë e mbarë për gratë lidere shqiptare. Në këto ditë kur pritet që Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të pritet për vizitë shtetërore nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, znj. Karin Keller-Sutter, një zhvillim tjetër i rëndësishëm ka ndodhur në diasporë: Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër mbajti Kuvendin […] The post Dr. Fatime Imeri në krye të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Zvicër appeared first on Albinfo.

Dr. Fatime Imeri në krye të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Zvicër

Është një javë e mbarë për gratë lidere shqiptare. Në këto ditë kur pritet që Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të pritet për vizitë shtetërore nga Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, znj. Karin Keller-Sutter, një zhvillim tjetër i rëndësishëm ka ndodhur në diasporë: Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër mbajti Kuvendin Zgjedhor, ku emëroi znj. Dr. Fatime Imeri në krye të bordit drejtues,  një mesazh i fuqishëm për aftësinë dhe potencialin udhëheqës të grave në botën e biznesit.

Ajo është një profesioniste me përvojë shumëvjeçare dhe arritje të larta akademike e profesionale. Ka studiuar mjekësi në Universitetin e Prishtinës dhe më pas ka vijuar studimet në mikrobiologji dhe administrim biznesi në Cyrih. Doktoratën e saj e ka përfunduar në mikrobiologji molekulare, ndërsa është specializuar në kimi klinike, hematologji, imunologji dhe mikrobiologji me diagnostikë molekulare. Aktualisht ajo drejton laboratorë si në Cyrih, ashtu edhe në Bazel.

 

Kuvendin e ka moderuar gazetarja Arta Zejneli

Emërimi i saj në krye të rrjetit pritet të sjellë një qasje më gjithëpërfshirëse dhe strategji të reja për forcimin e pozitës së bizneseve shqiptare në tregun zviceran dhe më gjerë. Dr. Imeri sjell një perspektivë të re dhe premtuese për zhvillimin e bizneseve të diasporës, duke përfshirë rrjetëzime dhe bashkëpunime të zgjeruara jo vetëm ndërmjet bizneseve shqiptare në Zvicër, por edhe me ato në Kosovë dhe më gjerë.

Me të marrë besimin e anëtarëve biznesmenë, Dr Fatime-Imeri Berisha ka shprehur gatishmërinë e saj për dhënë gjithë kontributin dhe përvojën e saj për të fuqizuar dhe zgjeruar bashkëpunimin me të gjitha bizneset e komunitetit shqiptar, që veprojnë në Zvicër.

Gjatë mbledhjes u diskutuan nisma konkrete, si mbështetja për start-up-e të krijuara nga diaspora dhe organizimi i një Panairi Ndërkombëtar me emërtimin “Ura Biznesi”, që synon të lidhë aktorët ekonomikë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.

Në këtë kuvend mori pjesë edhe z. Fehmi Fetahi, president i Bordit të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicër, i cili shprehu entuziazëm dhe besim në vizionin e ri të rrjetit. Ai theksoi rëndësinë e arritjeve të deritanishme dhe sfidat që e presin komunitetin e biznesit shqiptar në Zvicër në rrugëtimin drejt fuqizimit të mëtejshëm ekonomik.

Udhëheqësia e Dr. Imerit përfaqëson jo vetëm profesionalizëm të lartë, por edhe një përkushtim të thellë ndaj fuqizimit të diasporës shqiptare. Suksesi i saj mund të shërbejë si frymëzim për shumë gra shqiptare në Zvicër , si për ato që tashmë janë pjesë e botës së biznesit, ashtu edhe për ato që synojnë të ndjekin këtë rrugë sfiduese. Ajo është një shembull i gjallë se, me dije, përkushtim dhe vizion, gratë shqiptare mund të arrijnë majat e suksesit edhe në skenën ndërkombëtare.

Rrjett te¨ Bizneseve të Diaspotës Shqiptare në Zvicër I është bashkaur edhe inxhineri I njohur I ndertimit Besnik Hali dhe Dorina Karanfili specialiste në kontabilitet dhe administrim biznesi arëtare.

Kryetari dhe kryesia e re e RrBSHZ:

Kryetare, Fatime Imeri Berisha

Basri Shkodra anëtar i Kryesisë

Dorina Karafili, specialiste në kontabilitet dhe administrim biznesi arëtare

Inxhnieri Besni Halili, anëtar i Kryesisë

Sara Ftehai, kontabiliste

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër është themeluar në vitin 2013, si organizatë e parë e pavarur jopolitike dhe joprofitabile, si urë lidhës e bizneseve të diasporës me vendlindjen.Tashmë funksionojnë dhjetëra rrjete biznesesh të shqiptarëve në tërë botën.

Foto: Genti Mersinaj

The post Dr. Fatime Imeri në krye të Rrjetit të Bizneseve të Diasporës në Zvicër appeared first on Albinfo.