Drenusha i reagon Olsës për deklaratat e saj në emision rreth ‘dhunës nga Atilla’: Ke gënjyer, do të të padis
Ish-Miss Kosova dhe këngëtarja e njohur, Drenusha Latifi, ka reaguar ndaj producenteve të Big Brother VIP Kosova 3, pas deklaratave të tyre për përfshirjen e ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh, në këtë format. Producentja Olsa Muhameti deklaroi se futja e Atillës në BBVK3 nuk ishte e jashtëligjshme, pasi ai nuk ishte dënuar për dhunë fizike.…

Producentja Olsa Muhameti deklaroi se futja e Atillës në BBVK3 nuk ishte e jashtëligjshme, pasi ai nuk ishte dënuar për dhunë fizike. Lidhur me këtë, Drenusha ka publikuar një reagim të fortë në Instagram, duke e akuzuar atë për “lojë fjalësh” dhe përhapje të pavërtetave.”
Në reagimin e saj, Drenusha thekson se dhuna e ushtruar nga Atilla ndaj saj është “dokumentuar dhe janë tri procese gjyqësore në vazhdim, një civil dhe dy penale”.
Ajo e kundërshton fuqishëm deklaratën e Olsës, duke thënë: “Atilla nuk ka mundur të më dhunonte mua ‘ligjërisht’. Dhuna nuk është një akt që ndodh ‘ligjërisht’, por është një realitet i rëndë për viktimat. Deklarata e saj është një lojë me fjalët dhe një tentativë për të manipuluar opinionin”.
Drenusha gjithashtu ka zbuluar se ka pasur një urdhër mbrojtës ndaj Atillës për gjashtë muaj, të cilin nuk e ka vazhduar për shkak të pjesëmarrjes së saj në Big Brother.
Ajo e konsideron deklaratën e Olsës “skandaloze, denigruese dhe skajshmërisht të dëmshme për secilën grua që ka përjetuar dhunë”.
“Mos e harrojmë që si shtet kemi marrë përsipër të zbatojmë Konventën e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave. Një deklaratë e tillë nga një producente femër hedh në dyshim jo vetëm historinë time, por edhe të mijëra grave që kanë përjetuar dhunë”, – shkruan ajo.
Në fund, Drenusha paralajmëroi se është duke përgatitur një padi ligjore kundër Olsës dhe u shpreh se dëshiron të mbyllë këtë çështje për hir të familjes dhe dy fëmijëve të saj.