Duket sikur Jozi po i ndjell pjesëmarrjen në Femra VIP Loredanës

Ndoshta qëllon që vjen ndonjë i fisit dhe ti duhet të jesh gati kështu, duke i pritur me buzëqeshje të kesh bërë petulla me mjaltë..” “Ndoshta qëllon që vjen ndonjë i fisit dhe ti duhet të jesh gati kështu, duke i pritur me buzëqeshje të kesh bërë petulla me mjaltë..” Loredana dhe Jozi kanë zhvilluar […]

Duket sikur Jozi po i ndjell pjesëmarrjen në Femra VIP Loredanës

Ndoshta qëllon që vjen ndonjë i fisit dhe ti duhet të jesh gati kështu, duke i pritur me buzëqeshje të kesh bërë petulla me mjaltë..”

“Ndoshta qëllon që vjen ndonjë i fisit dhe ti duhet të jesh gati kështu, duke i pritur me buzëqeshje të kesh bërë petulla me mjaltë..”

Loredana dhe Jozi kanë zhvilluar një bisedë gjatë mbrëmjes për lidhjen e tyre dhe jetën pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”.

Jozi ka habitur me një deklaratë, teksa i ka thënë Loredanës se ajo do të jetë një nuse fshati. Ai i ka thënë se do duhet që të mjelë lopën, e të bëjë të tjera punë fshati, deklaratë kjo që banores nuk i ka pëlqyer. Mes tyre ka ndërhyrë dhe Laerti, i cili i ka thënë Loredanës që më mirë të ndahet që tani.

Biseda:

Loredana: Unë nuk jam nuse fshati! Më falni…

Jozi: Unë vij nga fshati zemra imë. Unë vij nga një fshat i madh… jetoj në Tiranë, kam vite që jam jashtë shtetit, por t’i do vish nuse në fshat zemra ime. Tani nuse fshati do bësh si them unë…

Loredana: Çfarë?

Laerti: Maksimumi ti do shkosh kollovar tek Loredana.

Jozi: Ti do zgjohesh në mëngjes të lidhësh qenin…

Laerti: Loredana ndahu që tani…

Loredana: Ti më duket se nuk e ke kuptuar akoma…

Laerti: Ndahu Loredana…

Jozi: A nuk mund ta bësh këtë gjë? Do zgjohesh të bësh kafen për vjehrrin, vjehrrën, për burrin…

Laerti: Obobo…

Jozi: Ndoshta qëllon që vjen ndonjë i fisit dhe ti duhet të jesh gati kështu, duke i pritur me buzëqeshje të kesh bërë petulla me mjaltë…

Laeerti: Do kesh fshirë oborrin, do kesh mjelë lopën..

Jozi: Të kesh mbledhur vezët… pse si e di ti? Pastaj kur të vijmë në Tiranë…

Laerti: Aty të lë në fshat…

Jozi: Do ketë gjëra të tjera…