Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës
Aeroporti i Mynihut do të tërhiqet nga projekti i diskutueshëm i ndërtimit të aeroportit të ri në Shqipëri. Kjo u njoftua në këshillin e qytetit, të martën The post Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës appeared first on Albinfo.

Lumi Vjosa në Shqipëri konsiderohet si lumi i fundit i egër i Evropës dhe aktualisht në pellgun e tij po ndërtohet një pistë dhe kullë aeroporti. Qeveria vendore po ecën përpara me ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës – pavarësisht rezistencës së ashpër nga ambientalistëve vendas dhe kritikave nga Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian, transmeton albinfo.ch.
Ky projekt ka një lidhje me Mynihun: filiali i Munich Airport GmbH, Munich Airport International (MAI), është duke vepruar në cilësinë e këshilltarit. Por, siç u njoftua në Këshillin Bashkiak të Mynihut të martën (8 prill), MAI do të tërhiqet nga ky pozicion në fund të prillit.
Të Gjelbrit e mirëpresin këtë në një deklaratë të bërë sot, por paralajmërojnë se angazhime të tilla të diskutueshme duhet të shmangen në të ardhmen, shkruan merkur.de.
Sipas këshilltarëve të qytetit, projekti ka ngjallur kritikë në të gjithë Evropën: Përveç Parlamentit të BE-së dhe Komisionit edhe Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës në kuadër të Këshillit të Evropës i ka bërë gjithashtu thirrje qeverisë në Tiranë që të ndalojë ndërtimin.
Organizatat lokale mjedisore kanë ndërmarrë veprime ligjore kundër projektit. Ata kanë frikë se me këtëm projekt, një nga zonat e fundit natyrore të Evropës dhe burimet jetësore të specieve të rralla të shpendëve do të shkatërrohen në mënyrë të pakthyeshme.
Të Gjelbrit kishin vënë në dukje që në vitin 2023 se pjesëmarrja e Aeroportit të Mynihut në këtë projekt ishte në kundërshtim me strategjinë e qëndrueshmërisë, të Aeroportit të Mynihut, përcjell albinfo.ch. Në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekonomik u diskutua edhe për një peticion i cili gjithashtu kërkon që aeroporti të tërhiqet nga ky projekt.
The post Aeroporti i Mynihut tërhiqet nga projekti i Aeroportit të Vlorës appeared first on Albinfo.