Burgim i përjetshëm për vrasësin e boksierit Besar Nimani
34 vjeçari Huseyin Akkurt, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimanit. Vendimi u mor sot nga Gjykata e Bielefeldit. Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 9 mars të vitit të kaluar (2024), në këtë qytet. Boksieri nga Kosova, Besar Nimani, u vra me 16 plumba. Vrasja ishte kryer nga Akkurt […]

34 vjeçari Huseyin Akkurt, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimanit.
Vendimi u mor sot nga Gjykata e Bielefeldit.
Ngjarja tragjike kishte ndodhur më 9 mars të vitit të kaluar (2024), në këtë qytet.
Boksieri nga Kosova, Besar Nimani, u vra me 16 plumba.
Vrasja ishte kryer nga Akkurt bashkë edhe me një person tjetër i cili gjendet ende në arrati, raportojnë mediat gjermane.
Trupi gjykues gjatë shpalljes së vendimit deklaroi se vrasja ishte planifikuar mirë.
I pandehuri, nuk u deklarua gjatë këtij procesi për t’i shpjeguar motivet e kësaj vrasje.
Por, gjykata ka gjetur mjaft prova për ta dënuar kurdin me burgim të përjetshëm.
Edhe Prokuroria dhe avokatët e familjes Nimani, kërkuan dënimin maksimal.
Në fund të shkurtit para gjykatës në Bielefeld ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, ku janë plagosur katër persona, ndër ta edhe babai i të denuarit.
Për këtë vepër janë arrestuar vëllai dhe motra e Besar Nimanit, të cilët dyshohet se kanë shtënë në shenjë hakmarrjeje.