“Po e përjetojnë rëndë, kanë fillu me harru gjuhën”, vëllai i Liridona Ademajt flet për gjendjen emocionale të fëmijëve të saj
Vëllai i Liridona Ademaj, Leonard Ademaj, ka folur për gjendjen e fëmijëve të motrës së tij. Vëllai i viktimës tha fëmijët e të ndjerës, janë nën kujdesin social në Suedi dhe po e përjetojnë rëndë rastin. Sipas Ademajt, ata nuk janë në gjendje të mirë dhe po e përjetojnë rëndë krejt rastin. “Gjendja e tyre
Vëllai i Liridona Ademaj, Leonard Ademaj, ka folur për gjendjen e fëmijëve të motrës së tij.
Vëllai i viktimës tha fëmijët e të ndjerës, janë nën kujdesin social në Suedi dhe po e përjetojnë rëndë rastin.
Sipas Ademajt, ata nuk janë në gjendje të mirë dhe po e përjetojnë rëndë krejt rastin.
“Gjendja e tyre nuk është aq e mirë janë duke e përjetuar shumë rëndë. Fëmijët janë në kujdes në social në Suedi, po kemi vështirë se kanë fillu edhe gjuhën me harru. Ata e përshkruajnë si grabitje por janë të vetëdijshëm për hapat që i ka ba Naim Murseli”, tha ai në Kosova LIVE në T7.