Dy kadetë nga West Point e SHBA-së vijnë në Kosovë, Prattipati: Do të fitojnë përvojë gjatë pushimeve pranverore
E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane, Anu Prattipati, ka njoftuar se dy kadetë nga West Point – Akademia Ushtarake e SHBA-së – kanë ardhur në Kosovë në kuadër të një programi i Shkëmbimit të Akademisë së Jashtme. Ajo tha se ata do të kalojnë pushimet pranverore në Kosovë duke fitua përvojë nga bashkëpunimi me
E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane, Anu Prattipati, ka njoftuar se dy kadetë nga West Point – Akademia Ushtarake e SHBA-së – kanë ardhur në Kosovë në kuadër të një programi i Shkëmbimit të Akademisë së Jashtme.
Ajo tha se ata do të kalojnë pushimet pranverore në Kosovë duke fitua përvojë nga bashkëpunimi me udhëheqjen ndërkombëtare të mbrojtjes.
“Prattipati mirëpret dy kadetë të West Point – Akademisë Ushtarake të SHBA-së në Kosovë si pjesë e Programit të Shkëmbimit të Akademisë së Jashtme. Kadetët do të kalojnë pushimet e tyre pranverore duke fituar përvojë të drejtpërdrejtë në bashkëpunimin dhe udhëheqjen ndërkombëtare të mbrojtjes, ndërsa lidhen me kolegët e tyre kadetë”, ka njoftuar ambasada.