Dyshimet për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore, bastisje po kryhen edhe në AUV

Për bastisjet e sotme në Ministrinë e Bujqësisë, Prokurori i rastit, Admir Shala ka thënë se hetimet po zhvillohen për dhënien me qera të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore. Para gazetarëve, Prokurori Shala bëri të ditur se përveç në Ministrinë e Bujqësisë, bastisje janë zhvilluar edhe në tri instuticione tjera. Prokurori “Siç e dini

Dyshimet për fabrikën për përpunimin e mbetjeve shtazore, bastisje po kryhen edhe në AUV

Për bastisjet e sotme në Ministrinë e Bujqësisë, Prokurori i rastit, Admir Shala ka thënë se hetimet po zhvillohen për dhënien me qera të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore.

Para gazetarëve, Prokurori Shala bëri të ditur se përveç në Ministrinë e Bujqësisë, bastisje janë zhvilluar edhe në tri instuticione tjera.
Prokurori

“Siç e dini Prokuroria Speciale ka filluar një hetim lidhur me dhënien në shfrytëzim të fabrikës për përpunimin e nënprodukteve shtazore. Hetimi është duke zhvilluar për dhënien me qera të kësaj fabrike. Janë duke u bastisur, Ministria e Bujqësisë, Agjenca për Zhvillim Bujqësor, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, dhe lokacioni i kompanisë përfituese të kontratës”, tha prokurori para gazetarëve, ndërsa shtoi se s’mund të japë detaje të tjera duke qenë se janë në fazën e hetimit.