“E lumtur që …”, mbrëmë u eliminua nga BBVK, Rovena Stefa shfaqet duke pastruar borën nga shtëpia e saj
Këngëtarja e njohur Rovena Stefa u eliminua të premten nga çerekfinalja e spektaklit të shumëpërfolur, Big Brother VIP Kosova. Vetëm një ditë pas eliminimit, Rovena u rikthye në jetën e saj të përditshme, duke ndarë me ndjekësit një video nga mëngjesi në shtëpinë e saj në Bernicë, në periferi të Prishtinës. Ajo u shfaq duke […]

Këngëtarja e njohur Rovena Stefa u eliminua të premten nga çerekfinalja e spektaklit të shumëpërfolur, Big Brother VIP Kosova.
Vetëm një ditë pas eliminimit, Rovena u rikthye në jetën e saj të përditshme, duke ndarë me ndjekësit një video nga mëngjesi në shtëpinë e saj në Bernicë, në periferi të Prishtinës.
Ajo u shfaq duke pastruar borën në oborrin e saj, një detaj që tërhoqi vëmendjen duke qenë se e shtuna në kryeqytet ishte e mbuluar nga një shtresë e dendur bore.
“E lumtur që jam e lirë në shtëpinë time,” shkroi Rovena në mbishkrimin e videos, duke dhënë kështu reagimin e saj pas daljes nga spektakli.