Edi Rama i shkruan Albin Kurtit
Rama i shkruan Kurtit, e uron për pavarësinë e Kosovës The post Edi Rama i shkruan Albin Kurtit appeared first on Albinfo.

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar urime nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
“Përtej sfidave të shumta e sakrificave të mëdha, me mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të aleatëve tanë të pazëvendësueshëm, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, Republika e Kosovës ka shënuar arritje të paimagjinueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe shtetit të së drejtës”, thuhet ndër të tjera në letër urimin e kryeministrit Rama.
Në urimin e tij drejtuar kryeministrit Kurti, e përmes tij të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, kryeministri Rama thekson vullnetin e tij dhe Republikës së Shqipërisë për bashkëpunim të gjithanshëm.
The post Edi Rama i shkruan Albin Kurtit appeared first on Albinfo.