Ejupi për O’brien: Një lider i jashtëzakonshëm dhe një mik i vërtetë i shqiptarëve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sot ka zgjedhur Robert O’Brien si pjesë të Bordit Këshillues për Inteligjencë të Presidentit. Ky Bord do të këshillojnë Presidentin Trump mbi sfidat më të rëndësishme të sigurisë të SHBA-së dhe do të sigurojnë që Komuniteti i Inteligjencës po punon për të çuar përpara agjendën e Presidentit amerikan. Pas këtij

Ejupi për O’brien: Një lider i jashtëzakonshëm dhe një mik i vërtetë i shqiptarëve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, sot ka zgjedhur Robert O’Brien si pjesë të Bordit Këshillues për Inteligjencë të Presidentit.

Ky Bord do të këshillojnë Presidentin Trump mbi sfidat më të rëndësishme të sigurisë të SHBA-së dhe do të sigurojnë që Komuniteti i Inteligjencës po punon për të çuar përpara agjendën e Presidentit amerikan.

Pas këtij emërimi, afaristi Remzi Ejupi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka shkruar se, O’Brien është një lider i jashtëzakonshëm dhe një mik i vërtetë i shqiptarëve.

“Urime të përzemërta mikut tim, Robert O’Brien, i cili sot nga Presidenti Trump është emëruar në një pozitë të rëndësishme, duke u bërë pjesë e Bordit Këshillues për Inteligjencë të Presidentit. Një lider i jashtëzakonshëm dhe një mik i vërtetë i shqiptarëve. Suksese në këtë rol të ri, jam i sigurt që do të vazhdosh të japësh një kontribut të madh!”, ka shkruar Ejupi.

Theksojmë se, O’Brien gjatë mandatit të parë të Trump kishte qenë Këshilltar për Siguri Kombëtare i Trumpit dhe bashkë me Richard Grenell ishin marrë edhe me procesin e dialogut Kosovë-Serbi dhe Marrëveshjen e Washingtonit.