“eKosova” tani e disponueshme si aplikacion në iOS dhe Android

Plaforma eKosova e cila numëon më shumë se një milionë pëdorues ka ardhur me risi, pra tani gjendet edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar rëndësinë e kësaj platforme në ofrimin e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe

“eKosova” tani e disponueshme si aplikacion në iOS dhe Android

Plaforma eKosova e cila numëon më shumë se një milionë pëdorues ka ardhur me risi, pra tani gjendet edhe si aplikacion mobil për iOS dhe Android

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ku ka theksuar rëndësinë e kësaj platforme në ofrimin e shërbimeve elektronike për qytetarët dhe bizneset.

“Certifikatat e gjendjes civile, certifikatat e pronës dhe kopjet e planit, obligimet e tatimit në pronë e gjobat në trafik, vazhdimi i regjistrimit të veturës, certifikata për historinë penale, aplikimet për shtesa, benefite, grante e subvencione, pagesat elektronike, e së fundmi edhe raporti kreditor – të gjitha këto shërbime dhe shumë të tjera tani janë në dispozicion online në e-Kosova, më lehtë se kurrë më parë!

Vazhdojmë me digjitalizimin për shërbime më të mira për të gjithë!”, thuhet në postim.