Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë

Kosova ka parë një rritje të madhe të investimeve në patundshmëri, veçanërisht nga diaspora. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, diaspora është burimi kryesor i investimeve të huaja, me mbi 647 milionë euro të investuara vetëm në sektorin e patundshmërisë gjatë vitit të kaluar. Këto investime janë ndihmuar nga një tendencë në rritje […] The post Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë appeared first on Albinfo.

Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë

Kosova ka parë një rritje të madhe të investimeve në patundshmëri, veçanërisht nga diaspora.

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, diaspora është burimi kryesor i investimeve të huaja, me mbi 647 milionë euro të investuara vetëm në sektorin e patundshmërisë gjatë vitit të kaluar. Këto investime janë ndihmuar nga një tendencë në rritje e qytetarëve nga diaspora që blejnë shtëpi dhe banesa në Kosovë, për t’u siguruar një pasuri të qëndrueshme për veten dhe familjet e tyre.

Sidoqoftë, një pjesë e madhe e këtyre pronave që janë blerë nga diaspora mbeten të pabanuara, duke krijuar një paradoks ekonomik. Këto shtëpi, edhe pse ndihmojnë zhvillimin e sektorit të ndërtimit, nuk japin një ndikim të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit, pasi nuk shfrytëzohen për jetesë apo për aktivitete ekonomike, thonë ekspertët e ekonomisë për rel, transmeton albinfo.ch.

Profesorët dhe ekspertët ekonomikë, si Naser Kabashi dhe Lulzim Rafuna, theksojnë se këto investime, megjithëse të dobishme për ndërtim, janë “një pasuri e vdekur” që nuk kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ata sugjerojnë se, po të kishin investuar në industri dhe prodhim, diaspora mund të kishte ndihmuar në krijimin e mundësive të reja pune dhe rritjen e eksporteve, duke përmirësuar kështu ekonominë dhe mirëqenien sociale në vend. Kjo mund të kishte ulur papunësinë dhe të kishte krijuar mundësi për një zhvillim më të qëndrueshëm afatgjatë.

Një shifër që sipas ekspertëve konsiderohet shqetësuese, është ajo e banesave të zbrazëta.

Sipas ASK-së, në Kosovë janë mbi 182 mijë të tilla, që përfshijnë banesat ende në ndërtim, të blera dhe të destinuara për shitje.

The post Ekspertët ftojnë diasporën të investojë në industri e jo banesa, 180 mijë banesa të zbrazëta në Kosovë appeared first on Albinfo.