Ekspertët tregojnë arsyen se pse kaq shumë avionë po aksidentohen gjatë kohëve të fundit
Një tjetër ngjarje alarmante në hapësirën ajrore amerikane ndodhi së fundmi në Aeroportin Midway të Çikagos, ku një avion i kompanisë Southwest Airlines dhe një avion privat shmangën përplasjen për vetëm pak metra. Kjo ngjarje vjen pas një serie incidentesh të rënda, përfshirë përplasjen fatale të një avioni rajonal të American Airlines me një helikopter […] The post Ekspertët tregojnë arsyen se pse kaq shumë avionë po aksidentohen gjatë kohëve të fundit appeared first on Albinfo.

Një tjetër ngjarje alarmante në hapësirën ajrore amerikane ndodhi së fundmi në Aeroportin Midway të Çikagos, ku një avion i kompanisë Southwest Airlines dhe një avion privat shmangën përplasjen për vetëm pak metra. Kjo ngjarje vjen pas një serie incidentesh të rënda, përfshirë përplasjen fatale të një avioni rajonal të American Airlines me një helikopter ushtarak mbi Washington DC muajin e kaluar, ku humbën jetën 67 persona.
Sipas ekspertëve të aviacionit, këto incidente nuk janë të papritura. Një ish-pilot dhe hetues i aksidenteve ajrore paralajmëron se standardet e sigurisë janë ulur ndjeshëm vitet e fundit. Sipas tij, probleme serioze kanë filluar me prodhuesin e avionëve Boeing, i cili ka lëshuar në treg avionë me defekte, siç ishte Boeing 737 Max, që shkaktoi dy aksidente me 346 viktima në vitet 2018 dhe 2019, shkruan A2 CNN.
Një faktor tjetër shqetësues është mungesa e kontrollorëve të trafikut ajror, të cilët punojnë nën stres të madh, duke e bërë sistemin më të rrezikshëm. Ekspertët paralajmërojnë se incidentet do të shtohen nëse nuk ndërmerren masa të menjëhershme.
Së fundmi, përplasja e një helikopteri Black Hawk me një avion pasagjerësh mbi Washington DC dhe një aksident në Philadelphia që i mori jetën 7 personave ka rritur shqetësimin publik për sigurinë ajrore.
Ekspertët kërkojnë investime në teknologji, rritje të fondeve për Administratën Federale të Aviacionit (FAA) dhe më shumë staf të kualifikuar për të ruajtur standardet e sigurisë.
The post Ekspertët tregojnë arsyen se pse kaq shumë avionë po aksidentohen gjatë kohëve të fundit appeared first on Albinfo.