Eksperti rrugor: 8-10% ndikon ashpërsimi i gjobave në uljen e numrit të aksidenteve në trafik
Eksperti rrugor, Visar Baxhuku, për FrontOnline ka deklaruar se shkaku kryesor i aksidenteve rrugore mbetet faktori njerëzor, duke përfshirë mos përshtatjen e shpejtësisë, gjendjen teknike të automjeteve dhe infrastrukturën e dobët. ‘’Shkak kryesor i aksidenteve është faktori njeri ku si shkak kemi mos përshtatjen e shpejtësisë normalisht edhe rregullshmëria teknike e automjeteve, por edhe pjesa

Eksperti rrugor, Visar Baxhuku, për FrontOnline ka deklaruar se shkaku kryesor i aksidenteve rrugore mbetet faktori njerëzor, duke përfshirë mos përshtatjen e shpejtësisë, gjendjen teknike të automjeteve dhe infrastrukturën e dobët.
‘’Shkak kryesor i aksidenteve është faktori njeri ku si shkak kemi mos përshtatjen e shpejtësisë normalisht edhe rregullshmëria teknike e automjeteve, por edhe pjesa e infrastrukturës,sinjalistika, etj.’’, tha Baxhuku për FrontOnline.
Baxhuku thekson gjithashtu se, megjithatë, numri i aksidenteve ka rënë pak . Ai thekson se, pavarësisht përmirësimeve, Kosova nuk duhet të kënaqet me këtë gjendje, duke shtuar se është e rëndësishme që të vazhdojmë përpjekjet për të ulur më tej numrin e aksidenteve.
‘’Mirëpo numri I aksidenteve vërehet që ka rënë , janë reduktuar pak aksidentet janë më lartë se mesatarja evropiane normalisht ajo duhet të jetë më poshtë, është mirë të jetë 0, mirëpo nëse e shohim në raport me regjionin Kosova është shumë mirë mirëpo s’duhet të kënaqemi me kaq mirëpo duke i parë edhe kushtet tona nuk është shumë keq’’, deklroi Baxhuku.
Një nga faktorët që ka ndikuar në uljen e aksidenteve, sipas Baxhukut, është rritja e gjobave, e cila ka pasur një ndikim pozitiv, duke reduktuar aksidentet me rreth 8-10%.
‘’Ashpërsimi I gjobave normalisht ndikon në uljen e numrit të aksidenteve, diku 8-10% rritja e gjobave e ul numrin e aksidenteve më shumë se kaq nuk shkon mirëpo 8 deri në 10 % konkluzion I konfirmuar me të dhëna’’, përfundoi Baxhuku.