Ekspozita “Gjergji në Art”, në 620 vjetorin e lindjes së Skënderbeut

Kjo është një mundësi për të përkujtuar historinë tonë, për të shijuar artin dhe për t’u bashkuar në një ngjarje kulturore me vlera të mëdha kombëtare The post Ekspozita “Gjergji në Art”, në 620 vjetorin e lindjes së Skënderbeut appeared first on Albinfo.

Ekspozita “Gjergji në Art”, në 620 vjetorin e lindjes së Skënderbeut

Në nderim të 620-vjetorit të lindjes së Skënderbeut, Shoqata “Gjergj Kastrioti” Zvicër ka kënaqësinë të ftojë të gjithë shqiptarët, artdashësit dhe miqtë e kulturës të marrin pjesë në ekspozitën artistike “Gjergji në Art”, në Bülach ZH, kushtuar figurës dhe trashëgimisë së Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti – Skënderbeu.

Kjo ekspozitë do të sjellë një përjetim të veçantë artistik përmes: Pikturave – portrete dhe skena historike nga jeta e Skënderbeut;  Skulpturave – vepra që mishërojnë madhështinë dhe heroizmin e tij;  Vizatimeve & Grafikës – interpretim artistik i figurës së tij; Fotografive artistike – kompozime të frymëzuara nga Kryeheroi ynë dhe forma të tjera arti vizual – çdo krijim që nderon Skënderbeun.

Kjo është një mundësi për të përkujtuar historinë tonë, për të shijuar artin dhe për t’u bashkuar në një ngjarje kulturore me vlera të mëdha kombëtare.

Të gjithë janë të mirëpritur! Për më shumë informacion, ju lutemi na kontaktoni.

Ju presim me kënaqësi!

Shoqata GJERGJ KASTRIOTI Zvicër

Data: 18 Maj 2025 Vendndodhja: Grampenweg 5, 8180 Bülach, Zvicër

Pritja e mysafirëve: nga ora 11:00

Fillimi i programit: në ora 13:00

Çmimi i hyrjes: Sipas dëshirës

The post Ekspozita “Gjergji në Art”, në 620 vjetorin e lindjes së Skënderbeut appeared first on Albinfo.