Elon Musk shpreh zhgënjim ndaj projektligjit të Trump për taksat dhe shpenzimet

Elon Musk ka shprehur zhgënjim ndaj një prej politikave kryesore të presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se projektligji i fundit për taksat dhe shpenzimet mund të rrisë deficitin buxhetor dhe të minojë përpjekjet për uljen e shpenzimeve. Në një intervistë për CBS Sunday Morning, Musk tha se ishte “i zhgënjyer” nga plani i Trump, [...]Read More...

Elon Musk shpreh zhgënjim ndaj projektligjit të Trump për taksat dhe shpenzimet

Elon Musk ka shprehur zhgënjim ndaj një prej politikave kryesore të presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se projektligji i fundit për taksat dhe shpenzimet mund të rrisë deficitin buxhetor dhe të minojë përpjekjet për uljen e shpenzimeve.

Në një intervistë për CBS Sunday Morning, Musk tha se ishte “i zhgënjyer” nga plani i Trump, i cili përfshin ulje taksash shumëmiliardëshe dhe një angazhim për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen. Ai argumentoi se ky projektligj “rrit deficitin buxhetor, jo vetëm që nuk e ul atë”.

Musk, i cili ishte angazhuar si këshilltar për uljen e shpenzimeve gjatë administratës Trump, kishte ndihmuar në ndalimin e fondeve për ndihmën e huaj amerikane dhe projekte të tjera. Megjithatë, ai njoftoi se do të tërhiqej nga ky rol.

Projekti i miratuar nga Dhomat e Përfaqësuesve përfshin ulje taksash për individët dhe kompanitë, si dhe një rritje të shpenzimeve për mbrojtjen dhe deportimin masiv të emigrantëve. Gjithashtu, ai propozon rritjen e kufirit të borxhit të qeverisë në 4 trilionë dollarë.

Musk e përshkroi projektligjin si një “bill të madh dhe të bukur”, por shtoi se një ligj mund të jetë i madh ose i bukur, por nuk mund të jetë të dyja në të njëjtën kohë. Kritikat e tij theksojnë tensionet brenda Partisë Republikane në lidhje me politikat fiskale të Trump.

Komentet e Musk vijnë pas një periudhe tensioni me Trump, të cilin ai e mbështeti në fushatën e tij të rizgjedhjes në vitin 2024 me donacione mbi 250 milionë dollarë./abcweb.al