Enisi, fizikanti shqiptar me titull në Universitetin e Oxfordit
I riu shqiptar përveç se është profesor i Fizikës në Liverpool, ai ka diplomuar në një nga universitetet më prestigjioze në botë The post Enisi, fizikanti shqiptar me titull në Universitetin e Oxfordit appeared first on Albinfo.

Rastave të suksesshme të shqiptarëve në Britani, pa dyshim i shtohet edhe Enis Gërxhalija, një profesor i suksesshëm në fushën e Fizikës, shkruan albinfo.ch.
Enisi përfundoi me sukses Masterin e Fizikës, duke marrë edhe diplomën në këtë drejtim në Universitetin e Oxfordit në Mbretërinë e Bashkuar, duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm akademik.
Vlen të theksohet se Enis rrjedh nga një familje e qytetit të Vushtrrisë.
Ai ka diplomuar në njërin nga universitetet më prestigjioze në botë – Universitetin e Oxfordit në Mbretërinë e Bashkuar.
Përveç se përfundoi me sukses studimet Master në Fizikë, duke kurorëzuar përpjekjet dhe përkushtimin e tij me një diplomë të merituar, Enisi jeton dhe punon në Liverpool, ku është edhe profesor i lëndës së fizikës.
Menjëherë pas diplomimit, ai ka ngritur me krenari flamurin e Kosovës, duke shprehur lidhjen e tij të fortë me vendlindjen. /Albinfo.ch
The post Enisi, fizikanti shqiptar me titull në Universitetin e Oxfordit appeared first on Albinfo.