Erblin Osmani shkruan histori, bëhet lojtari më i ri që debuton me fanellën e Kosovës

Erblin Osmani ka debutuar me fanellën e përfaqësueses së Kosovës në moshën 17 vjeç, 4 muaj e 5 ditë, transmeton albinfo.ch.
Futbollisti që është pjesë e Bayern Munichut u aktivizua për herë të parë me “Dardanët”, duke shënuar një tjetër hap në karrierën e tij në nivel ndërkombëtar.
Osmani është pjesë e grupit të futbollistëve të rinj shqiptarë që po zhvillohen në akademinë e Bayern Munichut dhe tani ka regjistruar edhe paraqitjen e parë me përfaqësuesen e Kosovës./Albinfo.ch
The post Erblin Osmani shkruan histori, bëhet lojtari më i ri që debuton me fanellën e Kosovës appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



