Erzë Dinarama do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2025

Erza trajton një temë shumë të veçantë, eksploron ekologjitë në ndryshim të shkaktuara nga klima dhe zonat klimatike The post Erzë Dinarama do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2025 appeared first on Albinfo.

Erzë Dinarama do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2025

Zyrtarisht Erzë Dinarama do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2025. Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka mirëpritur arkitekten Dinarama në një takim, përcjell albinfo.ch.

“Ishte kënaqësi të dëgjojmë nga vet autorja idenë, vizionin e përgatitjet që po bëhen për pjesëmarrjen në këtë ngjarje shumë të rëndësishme”, thuhet në postimin e MKRS.

Me projektin “Ansamble në shpërfaqje: Ekologjitë në ndryshim” Erza trajton një temë shumë të veçantë, eksploron ekologjitë në ndryshim të shkaktuara nga klima dhe zonat klimatike, kjo përmes pëshkrimeve të erërave nga fermerët tanë.

“Përgëzime për Erzën, mbarësi në këtë detyrë të rëndësishme”, thuhet në njoftim.

The post Erzë Dinarama do ta përfaqësojë Kosovën në Bienalen e Arkitekturës në Venecia 2025 appeared first on Albinfo.