Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

Në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha
Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe daljet po realizohen brenda pak minutash. Të dhënat tregojnë se situata është e qetë dhe nuk raportohet për kolona të gjata të automjeteve.
Në pikat Bërnjak, Jarinjë, Kullë, Merdarë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Vërmicë, shkruan Sinjali pritjet lëvizin kryesisht nga 3 deri në 5 minuta.
Ndërkaq, në Dheu i Bardhë, Globoqicë, Hani i Elezit, Muçibabë dhe Stanqiq, koha e pritjes është rreth 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë situatën në pikat kufitare, ndërsa qytetarët që udhëtojnë mund të kalojnë kufirin pa vonesa të konsiderueshme.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



