Kush është selafisti nga Bosnja, Elvedin Peziq, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës?

Kush është selafisti nga Bosnja, Elvedin Peziq, i cili u arrestua nga Policia e Kosovës?

Enver Robelli

Elvedin Peziq njihet si njëri nga urrejtjenxitësit më të mëdhenj islamistë në Bosnjë. Në “ligjëratat” e tij ai “jep këshilla” për rrahjen e grave. Në një paraqitje në shtator të vitit 2022, Peziq tha se disa gra “nuk dinë të kuptojnë dhe të përmirësohen veçse po të goditen”, duke e quajtur goditjen “metoda e tretë edukative”, pas këshillimit dhe refuzimit të burrit për marrëdhënie intime me të. Ky fanatik fetar i shpjegoi paraxhematit të tij se goditja nuk duhet të lërë shenja dhe duhet shmangur fytyra e gruas.
Kjo nuk është vetëm thirrje për dhunë – kjo është dhunë dhe keqpëdorim i fesë për të shtypur gratë. Në një video të publikuar në 2018, Peziq deklaroi se “bota e ka nxjerrë gruan nga shtëpia” dhe se funksioni i saj kryesor është amësia.“Gruaja duhet të jetë në shtëpi dhe të edukojë brezat”, tha ai.
Peziq është shkolluar (lexo: helmuar) në Arabinë Saudite.
Në video të ndryshme, sipas një hulumtimi të portalit boshnjak Detektor, Peziq i përqesh gratë në profesione të ndryshme dhe sugjeron se paga e tyre ua bën burrave “të pamundur” t’u japin urdhra.
Këtë person e ndjekin mbi 370 mijë profile vetëm në Facebook – një dëshmi kjo mbi kolapsin edukativ jo vetëm në shoqërinë boshnjake, e cila ngjashëm si Kosova, Maqedonia dhe një pjesë e mërgatës shqiptare është në rrezik nga “imamët” e tillë patriarkalë, anti-emancipues, normalizues të dhunës ndaj gruas, deformues të historisë, nxitës të urrejtjes ndaj Perëndimit, përbuzës ndaj të drejtave të njeriut. Etj.
Peziq u arrestua të enjten nga Policia e Kosovës në fshatin Vitomiricë. Me gjasë ai ishte denoncuar për përhapjen e „ideologjisë vehabiste“ në Kosovë.
Pas arrestimit u dërgua në Pejë për trajtim të mëtutjeshëm. Mediat boshnjake njoftojnë se bashkë me Peziq është arrestuar edhe një person me emrin Mithad Qeman. Ishte paraparë që të dy të merrnin pjesë në një “program fetar që do të mbahej në vendbanimin Dobrushë, në zonën e komunës së Istogut, ku ishte planifikuar një ligjëratë dhe promovimi i një libri”, njofton portali boshnjak Klix. S


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.