Eurodeputeti Reuten: Hiqni masat ndaj Kosovës
“ KE të përgatisë një opinionin për aplikimin e Kosovëa për anëtarësim” The post Eurodeputeti Reuten: Hiqni masat ndaj Kosovës appeared first on Albinfo.

Eurodeputeti holandez, Thjis Reuten, dje në Parlamentin Europian ka bërë thirrje për heqjen e masave ndaj Kosovës dhe ka kërkuar nga Komisioni Europian që të përgatisë një opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se kjo mund të ndodhë edhe pa pranimin e Këshillit Europian, i cili ka përgjegjësinë për këtë.
“Hiqni këto masa kufizuese, normalizoni marrëdhëniet ndërmjet të gjithë anëtarëve të BE-së dhe Kosovës, njihni atë dhe pranoni aplikimin. Dhe edhe pa pranimin e Këshillit, Komisioni tashmë mund të përgatisë opinionin për aplikimin e Kosovës”, tha ai.
Reuten tha se Kosova është një partner i BE-së, ndërsa akuzoi Këshillin e BE-së për bllokim të kërkesës së saj për anëtarësim.
“Kosova është një partner, që ndan vlerat dhe këndvështrimin tonë gjeopolitik. Megjithatë, Këshilli i BE-së vazhdon të bllokojë pranimin e thjeshtë të kërkesës për anëtarësim të këtij partneri. Kështu e trajtoni një partner?”.
The post Eurodeputeti Reuten: Hiqni masat ndaj Kosovës appeared first on Albinfo.