Evropa çon përpara planet për misionin paqeruajtës në Ukrainë

Aleatët evropianë të Kievit po punojnë mbi “plane shumë të sakta” për dislokimin e trupave në Ukrainë, në rast se arrihet një marrëveshje paqeje midis Kievit dhe Moskës, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Ajo shtoi se çdo iniciativë e tillë do të kishte mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara, të [...]Read More...

Evropa çon përpara planet për misionin paqeruajtës në Ukrainë

Aleatët evropianë të Kievit po punojnë mbi “plane shumë të sakta” për dislokimin e trupave në Ukrainë, në rast se arrihet një marrëveshje paqeje midis Kievit dhe Moskës, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Ajo shtoi se çdo iniciativë e tillë do të kishte mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara, të cilat, gjatë vitit të kaluar, kanë ndryshuar qëndrime mbi përfshirjen e mundshme.

“Garancitë e sigurisë janë thelbësore dhe të domosdoshme. Kemi një plan të qartë dhe një marrëveshje në Shtëpinë e Bardhë… dhe kjo punë po ecën shumë mirë”, tha von der Leyen në një koment të publikuar në gazetën Financial Times.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kërkoi garanci të forta sigurie nga aleatët perëndimorë, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara, si pjesë e çdo marrëveshjeje për armëpushim me rusët, të cilët, deri tani nuk kanë treguar interes për paqe.

Gjatë fundjavës, von der Leyen vizitoi shtetet e BE-së afër Rusisë, duke u fokusuar në rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen dhe përgatitjen ushtarake. Ajo tha se udhëheqësit evropianë po punojnë për një “vendosje shumëkombëshe të trupave” dhe për “mbështetje nga amerikanët”.

“Natyrisht, vendimi politik i çdo vendi është i nevojshëm, sepse dislokimi i trupave është një nga vendimet më të rëndësishme sovrane të një kombi”.

“Por, urgjenca është shumë e lartë… po ecet përpara dhe po merr formë konkrete”, tha von de Leyen.

“Presidenti Donald Trump na ka siguruar se do të ketë një prani amerikane – si pjesë e mbështetjes. Kjo ka qenë shumë e qartë dhe është konfirmuar disa herë”, shtoi ajo./REL/