Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan

Vëllezërit Shoshi gjithnjë kanë qenë mbështetës e kontribuues të palodhur për të mirën e vendit dhe fshatit të tyre të lindjes — Skivjanit të Gjakovës. Ndërmarrësit e suksesshëm nga Cyrihu, Arsen dhe Arben Shoshi, së bashku me nipin e tyre Loris Shoshi, dallohen jo vetëm për arritjet në fushën e biznesit në Zvicër, por edhe […] The post Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan appeared first on Albinfo.

Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan

Vëllezërit Shoshi gjithnjë kanë qenë mbështetës e kontribuues të palodhur për të mirën e vendit dhe fshatit të tyre të lindjes — Skivjanit të Gjakovës.

Ndërmarrësit e suksesshëm nga Cyrihu, Arsen dhe Arben Shoshi, së bashku me nipin e tyre Loris Shoshi, dallohen jo vetëm për arritjet në fushën e biznesit në Zvicër, por edhe për zemrën e madhe e përkushtimin e sinqertë ndaj komunitetit në Kosovë. Ata janë gjithmonë të pranishëm kur bëhet fjalë për ndihmë, mbështetje dhe projekte zhvillimore në Skivjan.

Në vijim falënderimi:

“Sot, në emër të kryesisë së Shoqatës Skivjani dhe në emrin tim personal, shprehim mirënjohjen më të thellë për z. Elez Shoshi, djemtë e tij — Arsenin dhe Arbenin — si dhe nipin e tij Lorisin, për donacionin bujar prej CHF 5,000 në mbështetje të projektit tonë: “Ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijët e Skivjanit në Skivjan.”

Ky nuk është vetëm një kontribut financiar, por një dëshmi konkrete e dashurisë për vendlindjen dhe përkushtimit ndaj brezave të rinj. Që nga rindërtimi i Shoqatës e deri më sot, këta atdhetarë të përkushtuar, sipërmarrës të suksesshëm në qytetin e Zyrihut në Zvicër, kanë kontribuar në Fondin e Shoqatës Skivjani me një shumë totale prej CHF 13,000.Kjo mbështetje është një gur themeli për vazhdimësinë e projekteve tona në shërbim të komunitetit.

Kryesia e Shoqatës dhe unë si drejtues i saj jemi krenarë për djemtë e mrekullueshëm të Skivjanit — si Arseni, Arbeni dhe Lorisi — të cilët mishërojnë vlerat e vullnetarizmit modern dhe frymën atdhetare të diasporës sonë. Ata janë shembull i veçantë që duhet ndjekur nga të gjithë mërgimtarët tanë.

Me ndihmën dhe angazhimin tuaj, përgjegjësia e ekipit tonë është dyfishuar — dhe po ashtu edhe përkushtimi për të çuar përpara misionin e Shoqatës Skivjani.

Djemtë si ju janë krenaria e vendit, mbështetja e zhvillimit dhe ruajtës të lirisë. Me njerëz si ju, Skivjani është më i fortë, më i bashkuar dhe më i gjallëruar.

Në fund, e theksojmë me krenari se nuk është aspak e lehtë të drejtosh një mekanizëm të ndërtuar mbi vullnetarë e atdhetarë siç jeni ju — por me mbështetjen tuaj, çdo gjë bëhet më e mundur.”, thuhet në falënderimin e Kryesisë së Shoqatës “Skivjani”,  përkatësisht nga kryetari Bashkim Kasumaj.

The post Falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi në Zvicër: Kontribut i çmuar për të ardhmen e fëmijëve të fshatit të tyre, Skivjan appeared first on Albinfo.