Fatime Hajdari: Kritika për sistemin gjyqësorë kemi parë edhe në qendrën më të madhe të demokracisë në botë, Presidenti Trump nuk është modeli më i mirë

Analistja politike, Fatime Hajdari ishte e ftuar sonte në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin, e cila diskutoi rreth njgarjeve të djeshme, ku Amerika pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën. Hajdari tha se përveç problemeve me Kuvendin ku nuk është bërë konstituimi i tij për shkak të Listës Serbe, nuk besoj që kemi pasur ndonjë problem tjetër

Fatime Hajdari: Kritika për sistemin gjyqësorë kemi parë edhe në qendrën më të madhe të demokracisë në botë, Presidenti Trump nuk është modeli më i mirë

Analistja politike, Fatime Hajdari ishte e ftuar sonte në emisionin “Adresa” me Arben Ahmetin, e cila diskutoi rreth njgarjeve të djeshme, ku Amerika pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën.

Hajdari tha se përveç problemeve me Kuvendin ku nuk është bërë konstituimi i tij për shkak të Listës Serbe, nuk besoj që kemi pasur ndonjë problem tjetër për tu shfaqur kjo pakënaqësi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Gazeta 10.

Ajo gjithashtu tha se, edhe nëse do të mund të ishte për shkak të ankesave apo kritikave ndaj Gjykatës Kushtetuese të cilat i ka bërë vetë Kryeministri Kurti dhe Presidentja Osmani, nëse për Amerikën është e ndaluar një gjë e tillë, as ata nuk janë një shembull i mirë për këtë. Hajdari ceku se vet Presidenti Trump, nuk është modeli më i mirë për këtë pasi që sipas saj, edhe ai kishte kritikuar vazhdimisht proceset gjyqësore. Ajo tha se vendimi i tillë është koxha absurd.

“Pres që me përgjegjësi të plotë Presidetja do të kërkojë sqarime dhe do të kërkojë se pse ka ndodhur një gjë e tillë sepse për të gjithë ka qenë befasi ku në një situatë si kjo të kemi një vendim të tillë”, shtoi tutje Hajdari./Gazeta10