Fatkeqësia në Koçan, Taravari: Nuk ka informacione se në mesin e vi*ktimave ka shqiptarë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut. Si pasojë e shpërthimit të një zjarri brenda një klubi të natës, deri më tani janë konfirmuar 59 të vdekur derisa 155 persona raportohet se janë lënduar. Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Arben Taravari, deklaroi për Klankosova.tv se nuk ka

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Koçan të Maqedonisë së Veriut.
Si pasojë e shpërthimit të një zjarri brenda një klubi të natës, deri më tani janë konfirmuar 59 të vdekur derisa 155 persona raportohet se janë lënduar.
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Arben Taravari, deklaroi për Klankosova.tv se nuk ka informacione se në mesin e viktimave ka shqiptarë.
“Nuk kam informacion të tillë”, deklaroi ai shkurtimisht për Klankosova.tv
Klankosova.tv ka kontaktuar edhe me Ambasadën e Kosovës në Maqedoninë e Veriut, për të mësuar nëse eventualisht ndonjë shtetas i Kosovës është prekur nga kjo tragjedi, por deri në momentin e publikimit të lajmit, nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.