Faton Peci po intervistohet nga Prokuroria Speciale
Peci po intervistohet rreth dyshimeve për fabrikën për mbetje shtazore The post Faton Peci po intervistohet nga Prokuroria Speciale appeared first on Albinfo.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, është duke u intervistuar nga organet e hetuesisë, pas aksionit të Policisë të mbajtur të martën për çështjen e tenderit për funksionalizimin e objekteve për përpunimin e produkteve shtazore, përcjell albinfo.ch.
Intervistimin e tij e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta.
Ndërkohë, Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin e saj në Ministrinë e Bujqësisë ku u zhvilluan bastisje mbi dyshimet për fabrikën për mbetjet shtazore.
Gjatë bastisjes, janë konfiskuar një sasi e konsiderueshme dokumentesh, të cilat pritet të analizohen për prova lidhur me procedurat e dyshuara të keqpërdorimit të fondeve publike.
Policia e Kosovës më herët ka konfirmuar aksionin e saj në Ministrinë e Bujqësisë ku po zhvillohen bastisje mbi dyshimet për fabrikën për mbetjet shtazore.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, bazuar në urdhëresën e Gjykatës kompetente ka filluar zbatimin e një urdhërkontrolli në Prishtinë, mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
The post Faton Peci po intervistohet nga Prokuroria Speciale appeared first on Albinfo.