“Femër e poshtër, dyfytyrëshe” – Gjesti në një debat të ashpër me Gerta Gixharin
Gjesti dhe Egli Tako janë përfshirë në një debat të ashpër me Gerta Gixharin ditën e sotme (e hënë) në Big Brother VIP Albania. Ka qenë kjo e fundit që i është drejtuar banorit nga Kosova se e ka vënë në pozitë të keqe Eglin, duke e quajtur të pamoralshme dhe duke i thënë se…

Ka qenë kjo e fundit që i është drejtuar banorit nga Kosova se e ka vënë në pozitë të keqe Eglin, duke e quajtur të pamoralshme dhe duke i thënë se ka pasur shumë çuna.
Artisti shqiptar nuk pranoi një gjë të tillë duke thënë se kjo nuk ka ndodhur nga ana e tij.
Më pas, gazetaren e quajnë të pafytyrë, femër të poshtër dhe se i ka humbur e gjithë loja.
“Je femër e poshtër, dyfytyrëshe, të ka humbur loja”, u shpreh Gjesti.
“Nuk je njeri i mirë, je njeri i keq, je i djallëzuar. Po bën lojë të fëlliqur, nuk ke ndjenja njerëzore”, iu drejtua Gerta.
Debati mes tyre kaloi në ofendime të mëdha duke përmendur edhe gjërat e tjera që kanë ndodhur në atë shtëpi.