Shtohen forcat policore në QNR pas përplasjeve mes Gecit e Krasniqit
Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë thirrur ekipe shtesë të Policisë së Kosovës. Sipas mediave, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është konfrontuar me Nehat Gecin, vëllain e Gani Gecit. Gjatë konfrontimit, sipas raportimeve, Geci i është drejtuar Krasniqit me fjalët: “Ju të gjithë jeni

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë thirrur ekipe shtesë të Policisë së Kosovës.
Sipas mediave, përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Alban Krasniqi, njëherësh bashkëshorti i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është konfrontuar me Nehat Gecin, vëllain e Gani Gecit.
Gjatë konfrontimit, sipas raportimeve, Geci i është drejtuar Krasniqit me fjalët: “Ju të gjithë jeni rrenca”.
Pas incidentit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është parë edhe Gani Geci.