Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë

Në librin “But Where Are You Really From? – Foreign There, Foreign Here: From Kosovo to Denmark”, Rexhepi rrëfen udhëtimin e saj nga Kosova drejt Danimarkës, përvojat e zhvendosjes, identitetin dhe sfidat e të qenit pjesë e dy kulturave, transmeton albinfo.ch.
Libri, një autobiografi prej rreth 244 faqesh, është botuar në anglisht, danisht dhe shqip, me autoren që ka shkruar dhe përkthyer vetë të tri versionet.
Përmes historisë së saj personale, Lena Rexhepi trajton edhe ndikimin afatgjatë të luftës, emigrimit dhe përpjekjes për të gjetur një ndjenjë përkatësie mes vendit të origjinës dhe atij ku ndërtohet jeta e re, transmeton tutje albinfo.ch.
Rexhepi, e cila sot vepron si shkrimtare dhe rrëfimtare, ka ndërtuar edhe një podcast me të njëjtin emër, ku trajton tema të identitetit, kulturës dhe jetës mes dy botëve.
Një rrëfim personal që lidh Kosovën, Danimarkën dhe përvojën e diasporës përmes letërsisë./Albinfo.ch
The post Nga fëmijë refugjat nga Kosova në autore: Lena Rexhepi sjell historinë e saj në tri gjuhë appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



