Fillon gjyqi ndaj të dyshuarve për sulmin në Moskë që ka lënë 149 të vdekur
Një gjykatë në Moskë të hënën ka nisur procesin gjyqësor ndaj të akuzuar për përfshirje në sulmin e vitit të kaluar në sallën e koncerteve të Moskës, në të cilin kanë vdekur 149 persona. Sulmi në sallën “Crocus” të Moskës më 22 mars 2024 ishte më i keqi në Rusi prej vitesh. Mbi 600 u [...]Read More...

Një gjykatë në Moskë të hënën ka nisur procesin gjyqësor ndaj të akuzuar për përfshirje në sulmin e vitit të kaluar në sallën e koncerteve të Moskës, në të cilin kanë vdekur 149 persona.
Sulmi në sallën “Crocus” të Moskës më 22 mars 2024 ishte më i keqi në Rusi prej vitesh. Mbi 600 u plagosën, raporton AP.
Një fraksion i grupit të Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë për masakrën në të cilën persona të armatosur qëlluan njerëzit që po prisnin një shfaqje nga një grup i njohur roku dhe më pas i vunë flakën ndërtesës.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe zyrtarët e tij kanë pohuar vazhdimisht, pa paraqitur prova, se Ukraina kishte një rol në sulm. Kievi ka mohuar fuqimisht çdo përfshirje.
Të hënën, një gjykatë ushtarake në Moskë ka nisur gjyqin e 19 të dyshuarve të akuzuar për përfshirje.
Ata përfshinin katër të dyshuar për të shtëna, të gjithë të identifikuar si qytetarë të Taxhikistanit, të cilët u arrestuan disa orë pas sulmit. Menjëherë pas arrestimit të tyre, ata u paraqitën në një gjykatë të Moskës me shenja të rrahjeve të rënda.
Komiteti Hetues ka njoftuar më parë këtë vit se gjashtë të dyshuar të tjerë ishin akuzuar në mungesë dhe ishin vendosur në listën e të kërkuarve të Rusisë për rekrutimin dhe organizimin e trajnimit të katër prej autorëve të dyshuar. Komiteti ka thënë se qëllimi i sulmit ishte “destabilizimi i situatës në Rusi”./REL