Fillon numërimi i fletëvotimeve me postë, ai i votave nga përfaqësitë diplomatike drejt fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve tashmë ka filluar numërimi i votave të mërgatës nga votimi me postë. Kështu ka bërë të ditur për “Front Online” zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Elezi njoftoi se në këtë qendër njëkohësisht po vazhdon edhe numërimi i vendvotimeve të fundit nga përfaqësitë diplomatike. “Mund t’ju konfirmoj se

Fillon numërimi i fletëvotimeve me postë, ai i votave nga përfaqësitë diplomatike drejt fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve tashmë ka filluar numërimi i votave të mërgatës nga votimi me postë. Kështu ka bërë të ditur për “Front Online” zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

Elezi njoftoi se në këtë qendër njëkohësisht po vazhdon edhe numërimi i vendvotimeve të fundit nga përfaqësitë diplomatike.

“Mund t’ju konfirmoj se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i vendvotimeve të fundit nga votimi në përfaqësi diplomatike dhe tani kemi filluar edhe numërimin e fletëvotimeve nga votimi përmes postës”, deklaroi Elezi për “Front Online”.

Deri më tani janë numëruar 40 vendvotime nga 43 sa janë gjithsej.