Fillon shitja e biletave për dy ndeshjet e qershorit të Kosovës
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, ku Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Armeninë dhe Komoret në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 6 qershor 2025, në ora 19:00, ndaj Armenisë, ndërsa tri ditë […] The post Fillon shitja e biletave për dy ndeshjet e qershorit të Kosovës appeared first on Albinfo.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se ka filluar shitja e biletave për dy ndeshjet miqësore të muajit qershor, ku Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Armeninë dhe Komoret në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 6 qershor 2025, në ora 19:00, ndaj Armenisë, ndërsa tri ditë më vonë, më 9 qershor, po ashtu nga ora 19:00, Kosova do të luajë kundër Komoreve, transmeton albinfo.ch.
Biletat për të dy ndeshjet mund të blihen online përmes platformës eBileta, në këtë adresë:
https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do
Në faqe, përdoruesit duhet të zgjedhin ndeshjen përkatëse në anën e majtë të ekranit.
Çmimet e biletave janë si më poshtë:
Tribuna Veri dhe Jug – 5 euro Tribuna Lindje – 10 euro Tribuna Perëndim – 20 euro VIP – 80 euroFFK ka ftuar të gjithë tifozët që të jenë pjesë e këtyre dy ndeshjeve dhe të përkrahin ekipin kombëtar në stadium, transmeton albinfo.ch.
The post Fillon shitja e biletave për dy ndeshjet e qershorit të Kosovës appeared first on Albinfo.