Filmi i regjisorit kosovar Besim Ugzmajli përzgjidhet në festivalin kualifikues për Oscar

Filmi i regjisorit kosovar Besim Ugzmajli përzgjidhet në festivalin kualifikues për Oscar

Filmi dokumentar “Two Lives in Tight Socks”,me regji të Besim Ugzmajlit, është përzgjedhur në konkurrencën dokumentare të Tirana International Film Festival 2026.

Filmi është një bashkëprodhim mes Kosovës dhe Spanjës dhe sjell një histori intime familjare, të ndërlidhur me shtatzëninë, sfidat shëndetësore, humbjen e vendit të punës dhe përpjekjen për një të ardhme më të qëndrueshme.

Në qendër të dokumentarit është Rilindja, e cila së bashku me bashkëshortin përballet me vështirësi të shumta, ndërsa ëndërrojnë për një fillim të ri jashtë Kosovës.

Përmes kësaj historie personale, filmi trajton tema si familja, qëndrueshmëria dhe pasiguria sociale.

“Two Lives in Tight Socks” pati premierën botërore në DokuFest në Prizren, ku ishte pjesë e konkurrencës zyrtare të festivalit.

Përzgjedhja në Tirana International Film Festival shënon një tjetër hap të rëndësishëm në rrugëtimin ndërkombëtar të filmit të Besim Ugzmajlit.

The post Filmi i regjisorit kosovar Besim Ugzmajli përzgjidhet në festivalin kualifikues për Oscar appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.