Finlanda ngre alarmin ndaj rrezikut të TikTok-ut, raste vetëvrasjesh mes adoleshentëve
Si pasojë direkte e ndjekjes së videove udhëzuese, të publikuara në TikTok, në Finlandë gjatë dy viteve të fundit mes adoleshentëve të moshave nga 13-18 vjeç, të cilët janë vetëvrarë, mbi 30 për qind ishin djem dhe 50 për qind ishin vajza. “Tiktok i rekomandoi përmbajtje rreth vetëvrasjes një djali 11-vjeçar finlandez me pasoja të […] The post Finlanda ngre alarmin ndaj rrezikut të TikTok-ut, raste vetëvrasjesh mes adoleshentëve appeared first on Albinfo.

Si pasojë direkte e ndjekjes së videove udhëzuese, të publikuara në TikTok, në Finlandë gjatë dy viteve të fundit mes adoleshentëve të moshave nga 13-18 vjeç, të cilët janë vetëvrarë, mbi 30 për qind ishin djem dhe 50 për qind ishin vajza.
“Tiktok i rekomandoi përmbajtje rreth vetëvrasjes një djali 11-vjeçar finlandez me pasoja të rënda. Ndërkohë, një studim vë në pikëpyetje pretendimet e Tiktok për mbrojtjen e të rinjve”, sipas areena.yle.fi.
Në TikTok ka video të shumta propaganduese mbi pabarazinë e gjinive, “ku djemtë burrërohen vetëm nëpërmjet vrazhdësisë dhe brutalitetit ndaj vajzave”, ndërsa “vajzat duhet të jenë vetëm kokulura dhe shtëpijake të bindura, të afta të lindin dhe të vlefshme vetëm për të plotësuar kënaqësitë e burrave”, përcjell albinfo.ch.
Pavarësisht kërkesave të shumta të medieve shtetërore dhe organizatave të ndryshme shoqërore të disa shteteve evropiane, TikTok ka hequr nga qarkullimi vetëm dy ose tre video të dhunshme, duke deklaruar se të tjerat janë “të moralshme”
The post Finlanda ngre alarmin ndaj rrezikut të TikTok-ut, raste vetëvrasjesh mes adoleshentëve appeared first on Albinfo.