Dy fitore politike në një natë, Dugolli: Përpjekjet e Kurtit u kurorëzuan me sukses

Dy fitore politike në një natë, Dugolli: Përpjekjet e Kurtit u kurorëzuan me sukses

Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vend, duke vlerësuar se përpjekjet e kryeministrit Albin Kurti për stabilitet politik dhe institucional janë kurorëzuar me sukses.

Në reagimin e tij, Dugolli ka përmendur votimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e Presidentes së Kosovës, duke i cilësuar këto si hapa të rëndësishëm për stabilitetin institucional të vendit, përcjell “Bota sot”.

Reagimi i plotë

Përpjekjet e pandalshme të Kryeministrit Kurti për stabilitet politik dhe institucional u kurorëzuan me sukses, në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

1. U votuan ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke dëshmuar se angazhimi i tij dhe i Vetëvendosjes, që nga fillimi, ka qenë i sinqertë dhe i paekuivok.

Për këtë çështje, ndonëse qëndrimet tona ndaj Gjykatës Speciale kanë qenë të qarta, ju thamë se do ta mbështesim këtë nismë. Disa nuk besuan, sepse kështu u konvenonte ta paraqisnin situatën, pa u brengosur shumë për pasojat.

Dështuan ata që më shumë se qetësia dhe maturia për shtetin e fatin e të dënuarve në në Hagë, kërkonin tension dhe jostabilitet.2. U zgjodh Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Justina Shiroka-Pula.

Edhe këtu u përpoqën ta shndërronin në alibi pretendimin se Albin Kurti nuk dëshironte zgjedhjen e Presidentit dhe se po e çonte vendin drejt zgjedhjeve.

Por faktet dëshmuan të kundërtën. Që nga fillimi, edhe pas zgjedhjeve të kaluara, Kryeministri Kurti dhe Vetëvendosja, bashkë me partnerët, kanë qenë të interesuar që vendit t’i sigurojnë stabilitet institucional, t’i kursejnë qytetarët nga zgjedhje të përsëritura, të kushtueshme e të panevojshme dhe t’i japin vendit Presidentin.

Kjo u arrit mbrëmë, falë një angazhimi dhe insistimi të jashtëzakonshëm të Kryeministrit Kurti.

E di se dikush mund të ndihet i dëshpëruar për këto të arritura. Por ne nuk duhet të ndalemi. Para nesh ka shumë punë për qytetarët, për interesat e tyre dhe për shtetin.

Urime Kosovë!


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.