Flet Parashqevi Simaku: Ja pse zgjodha të jetoja në rrugë
Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku ka rrëfyer historinë e saj që nga hapat e parë në muzikë e deri te largimi jashtë vendit. Në rrëfimin e saj për “Opinion”, Simaku ka treguar për herë të parë arsyen pse u largua nga Shqipëria, teksa zbulon se ajo ka udhëtuar fillimisht në Itali me një pasaportë […]

Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku ka rrëfyer historinë e saj që nga hapat e parë në muzikë e deri te largimi jashtë vendit.
Në rrëfimin e saj për “Opinion”, Simaku ka treguar për herë të parë arsyen pse u largua nga Shqipëria, teksa zbulon se ajo ka udhëtuar fillimisht në Itali me një pasaportë të falsifikuar, kalabreze.
Këngëtarja ka sqaruar të vërtetën e jetës së saj, e braktisur në rrugët e Amerikës, teksa pohon se ishte plotësisht zgjedhja e saj.
“Jetoja më së shumti në Times Square. Ndonjëherë lëvizja lart e poshtë, kur ishte vapë vija tek lumi, natën pastaj shkoja prapë atje. Dola në rrugë këto katër vjet sepse s’kishte njeri të gjallë në New York, ishte bosh”, tregon Simaku.