Forcat ukrainase godasin një bazë raketore ruse në Kursk

Në një aksion të koordinuar dhe me qëllim të qartë hakmarrës, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë goditur një bazë ushtarake ruse në rajonin e Kurskut, e cila i përkiste një brigade raketore përgjegjëse për bombardimin e qytetit të Sumyt gjatë Ditës së Degëve të Ullirit (Dielës së Palmave). Lajmi u konfirmua nga Shtabi i [...]Read More...

Forcat ukrainase godasin një bazë raketore ruse në Kursk

Në një aksion të koordinuar dhe me qëllim të qartë hakmarrës, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë goditur një bazë ushtarake ruse në rajonin e Kurskut, e cila i përkiste një brigade raketore përgjegjëse për bombardimin e qytetit të Sumyt gjatë Ditës së Degëve të Ullirit (Dielës së Palmave).

Lajmi u konfirmua nga Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, i cili e cilësoi operacionin si një përgjigje të drejtë dhe të domosdoshme ndaj sulmeve që patën si objektiv civilët ukrainas.

Sipas deklaratës zyrtare, bazës në fjalë iu shkaktuan dëme të konsiderueshme, përfshirë shkatërrimin e disa lëshuesve raketorë dhe municioneve, si dhe neutralizimin e një numri të konsiderueshëm personeli ushtarak. Objektivi i operacionit ishte të ndëshkonte forcat ruse për agresionin e tyre të fundit dhe të parandalonte sulme të tjera të ngjashme në të ardhmen.

Revenge for Sumy: The Ukrainian Armed Forces struck a Russian missile brigade base in Kursk region, which shelled the city on Palm Sunday, – General Staff.

— NEXTA (@nexta_tv) April 15, 2025