Franca e vendosur ta njohë një shtet palestinez

Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Noel Barrot, ka deklaruar se vendi i tij është “i vendosur” të njohë një shtet palestinez. Në qëndrimin e tij ai shprehet kritik ndaj Izraelit për situatën në Rripin e Gazës, dhe vendosjes së bllokadës humanitare, të cilën e quan të pajustifikueshme. “Ne nuk mund t’u lëmë fëmijëve [...]Read More...

Franca e vendosur ta njohë një shtet palestinez

Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Noel Barrot, ka deklaruar se vendi i tij është “i vendosur” të njohë një shtet palestinez.

Në qëndrimin e tij ai shprehet kritik ndaj Izraelit për situatën në Rripin e Gazës, dhe vendosjes së bllokadës humanitare, të cilën e quan të pajustifikueshme.

“Ne nuk mund t’u lëmë fëmijëve të Gazës një trashëgimi dhune dhe urrejtjeje. Prandaj, e gjithë kjo duhet të ndalet, dhe pikërisht për këtë arsye jemi të vendosur të njohim një shtet palestinez”, ka thënë Barrot.

Ai po ashtu deklaroi se Parisi e mbështet nismën e Holandës për të rishqyrtuar marrëveshjen e bashkëpunimit mes Bashkimit Evropian dhe Izraelit.

/abcnews.al/