Freaunfeld, Zvicër: Mbrëmje festive në përvjetorin e 21-të të Ansamblit Arbëresha
Në 21 vjetorin e Ansamblit Arbëresha, në Freaunfeld të Zvicrës është organizuar një mbrëmje festive, e shoqëruar me muzikë e valle. Festa solli në Zvicër një program të pasur artistik, që u prit me shumë entuziazëm. “Një natë e paharruar, e mbushur me emocion, kulturë dhe traditë! Festuam së bashku 21 vjetorin e Ansamblit Arbëresha, […] The post Freaunfeld, Zvicër: Mbrëmje festive në përvjetorin e 21-të të Ansamblit Arbëresha appeared first on Albinfo.

Në 21 vjetorin e Ansamblit Arbëresha, në Freaunfeld të Zvicrës është organizuar një mbrëmje festive, e shoqëruar me muzikë e valle.
Festa solli në Zvicër një program të pasur artistik, që u prit me shumë entuziazëm.
“Një natë e paharruar, e mbushur me emocion, kulturë dhe traditë! Festuam së bashku 21 vjetorin e Ansamblit Arbëresha, duke sjellë në skenë një program të pasur artistik, që u prit me shumë entuziazëm nga publiku i mrekullueshëm. Një moment i veçantë i mbrëmjes ishte performanca e Grupit të Fëmijëve, të cilët na dhuruan një valle të bukur me motive nga Shkupi, duke treguar talentin, përkushtimin dhe dashurinë për kulturën tonë. Faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen dhe për energjinë e jashtëzakonshme që dhuruat! Shpresojmë që këto kujtime të bukura të na shoqërojnë gjithmonë”, thuhet në njoftim, transmeton albinfo.ch.
Momente nga festa:
The post Freaunfeld, Zvicër: Mbrëmje festive në përvjetorin e 21-të të Ansamblit Arbëresha appeared first on Albinfo.