FSHF vendos rregulla të reja për përzgjedhjen e lojtarëve të ekipeve kombëtare të moshave

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar udhëzime të reja për mënyrën e grumbullimit të lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave, duke synuar një balancë midis futbollistëve që luajnë në Shqipëri dhe atyre që aktivizohen jashtë vendit. Qëllimi i rregullave të reja është të rrisë pjesëmarrjen e lojtarëve nga kampionati vendas dhe të ofrojë mundësi më […] The post FSHF vendos rregulla të reja për përzgjedhjen e lojtarëve të ekipeve kombëtare të moshave appeared first on Albinfo.

FSHF vendos rregulla të reja për përzgjedhjen e lojtarëve të ekipeve kombëtare të moshave

Federata Shqiptare e Futbollit ka prezantuar udhëzime të reja për mënyrën e grumbullimit të lojtarëve në ekipet kombëtare të moshave, duke synuar një balancë midis futbollistëve që luajnë në Shqipëri dhe atyre që aktivizohen jashtë vendit.

Qëllimi i rregullave të reja është të rrisë pjesëmarrjen e lojtarëve nga kampionati vendas dhe të ofrojë mundësi më të mëdha për talentet lokale, me përqindje të ndryshme sipas grupmoshave.

Për ekipet e vajzave:

U-19 (2007/08): 12 lojtare nga kampionati vendas, 8 nga jashtë.

U-17 (2009): 13 vendas, 7 jashtë.

U-16 (2010): 14 vendas, 6 jashtë.

U-15 (2011): 15 vendas, 5 jashtë.

U-14 (2012): 16 vendas, 4 jashtë.

Për ekipet e djemve:

U-21 (2004/05): 7 vendas, 16 jashtë.

U-19 (2007/08): 6 vendas, 14 jashtë.

U-17 (2009): 9 vendas, 11 jashtë.

U-16 (2010): 12 vendas, 8 jashtë.

U-15 (2011): 14 vendas, 6 jashtë.

U-14 (2012): 15 vendas, 5 jashtë.

Drejtoria Teknike e FSHF thekson se vendimi final mbi përzgjedhjen e lojtarëve do të mbetet në dorën e saj, duke marrë parasysh performancën dhe nevojat e ekipit.

Ky vendim synon të mbajë një ekuilibër të qëndrueshëm midis zhvillimit të futbollit vendas dhe përfshirjes së talenteve që luajnë jashtë, duke garantuar progres në të gjitha grupmoshat.

The post FSHF vendos rregulla të reja për përzgjedhjen e lojtarëve të ekipeve kombëtare të moshave appeared first on Albinfo.