Fundjavë e suksesshme e xhudos kosovare, tri gara e katër medalje

Tri xhudiste ishin në Grand Prix Upper Austria, shtatë xhudistë ishin në Kupën Evropiane për kadetë në Antalya të Turqisë dhe shtatë të tjerë ishin në Kupën Evropiane për seniorë në Podgoricë të Malit të Zi. Katër xhudiste janë shquar, duke fituar edhe medalje. Në Grand Prix Upper Austria, garë që u mbajt në Linz […] The post Fundjavë e suksesshme e xhudos kosovare, tri gara e katër medalje appeared first on Albinfo.

Fundjavë e suksesshme e xhudos kosovare, tri gara e katër medalje

Tri xhudiste ishin në Grand Prix Upper Austria, shtatë xhudistë ishin në Kupën Evropiane për kadetë në Antalya të Turqisë dhe shtatë të tjerë ishin në Kupën Evropiane për seniorë në Podgoricë të Malit të Zi.

Katër xhudiste janë shquar, duke fituar edhe medalje.

Në Grand Prix Upper Austria, garë që u mbajt në Linz dhe ishte kryesorja e fundjavës, Distria Krasniqi fitoi medalje të argjendtë, ndërsa Laura Fazliu fitoi medalje të bronztë.

Në Podgoricë dhe Antalya u paraqitën xhudistët me potencial. Në Antalya, në garën për xhudistët më të rinj se 18 vjet, medalje bronzi fituan Blerina Gashi në kategorinë deri 44 kilogramë dhe Enise Zijade në kategorinë deri 57 kilogramë.

“Dy vajzat arritën rezultat shumë të mirë në Antalya. Por edhe të tjerët kishin nga disa fitore. Një fundjavë me tri gara, në tri fronte. Shumica e garuesve që u paraqitën janë me potencial. Kjo tregon se ka rritje të numrit të garuesve me potenciale në vendin tonë. Në Antalya gara ishte shumë e fortë. Për medalje, Enises sot i janë dashur pesë luftëra. Edhe Blerinës i janë dashur shumë fitore për medalje. Janë dy medalje me vlerë të madhe për ekipin tonë. Janë dëshmi që po vazhdohet puna e madhe dhe që vazhdimisht po dalin emra të rinj”, ka thënë për KOHËN trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka.

The post Fundjavë e suksesshme e xhudos kosovare, tri gara e katër medalje appeared first on Albinfo.