Ganja ia kujton Qunit deklaratën e vjetër, por përballet me fjalët e saj: “Do ta votoj Kurtin me dorën time”

Ganimete Musliu sot i kërkoi Anton Qunit të largohet nga politika, duke ia rikujtuar një deklaratë të tij të mëhershme për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin përcjell INA.
Por deklarata e Musliut sjell në vëmendje edhe fjalët e saj të mëhershme politike.
Në dhjetor të vitit 2025, Musliu kishte deklaruar se nëse Albin Kurti do t’i merrte sërish 42 për qind të votave, ajo vetë do ta votonte në Kuvend qeverinë e tij.
“Unë pata thanë se më përpara e këpus dorën se sa ta votojë qeverinë e LVV-së në Kuvend… Mirëpo, nëse Kurti i merr 42% sërish në zgjedhje, unë vetë me dorën time do ta votojë në Kuvend qeverinë e tij”, kishte thënë Musliu.
Sot, ndërsa kërkon nga Quni të mbajë përgjegjësi për një deklaratë të tij, deklarata e vetë Musliut për Kurtin mbetet e dokumentuar.
Ganja ua kujton të tjerëve fjalët. Por, kur vjen puna te fjalët e veta, historia duket pak më ndryshe.(INA)
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



